Ai dëshiron kontroll të plotë mbi prokurorinë që të mos të përgjigjet për rastin “Reket”, mirëpo besoj se do ti duhet edhe për “reket2, reket3, reket,4”, ka thënë Mickovski
Plani i Zaevit është të mos arrihet marrëveshje.
Ai dëshiron kontroll të plotë mbi prokurorinë sepse kjo i duhet mos të përgjigjet mbi rastin “reket”, mirëpo frikësohem se ky kontroll do ti duhet për rastin reket2, 3, 4, … tenderët e Rashkovskit. Mos të zbulohet edhe Kiracovski e as Frosina Remenski dhe të gjithë të tjerët të përfshirë në kriminalitet. Ja për çka nuk është arritur marrëveshja ka deklaruar kreu i opozitës maqedonase të partisë më të madhe VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski