“Në zyrat e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ) u realizua takimi i dytë me përfaqësues të Komisionerit të Lartë të OSBE-së të Pakicave Kombëtare.
Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, i informoi në lidhje me të arriturat e deritanishme të Agjencisë, që nga takimi i parë, pastaj për punësimet e para që do të bëhen nga dita e hënë.
Ai gjithashtu informoi edhe për periudhën e ngelur deri në fund të këtij viti dhe planet e strategjitë që ka Agjencia për vitin e ardhshëm.
Në takim u fol edhe për sfidat që ka Agjencia për funksionimin e plotë, në aspekt të inventarit, stafit që është në kompletim e sipër dhe gjëra të tjera teknike.
Përfaqësuesit e OSBE-së u interesuan kryesisht edhe në lidhje me harmonizimin e punës ndërmjet AZGJ-së dhe Inspektoratit të Gjuhës, i cili sakaq duhet të themelohet.” – zyra për informim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës