Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Sadulla Duraki, sot realizoi takim me Ambasadorin e Iranit në shtetin tonë, z. Hosein Karimi.
Fillimisht z.Duraki dhe z. Karimi disktuan rreth rëndësisë së Marrëveshjes së Ohrit dhe formimin e Ministrisë për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, si institucion që e vazhdon frymën e kësaj marrëveshjeje paqësore.
Në aspektin e formimit të Ministrisë së re, si një institucion kyç në një shtet multikulturor dhe multietnik si Republika e Maqedonisë së Veriut, bashkëbiseduesit potencuan edhe qëllimet dhe ingerencat e këtij institucioni në krijimin e një klime pozitive në sferën e përforcimit dhe harmonizimit të të drejtave të barabarta mes bashkësive etnike dhe fetare në vend.
Së fundmi, z. Duraki dhe ambasadori Karimi theksuan rëndësinë thelbësore të këtij institucioni në avancimin dhe plotësimin e shtyllave të kohezionit social, si bazë për integrimin e shtetit në struktuarat euro-atlantike. Stabiliteti dhe integriteti që ofron anëtarësimi në NATO dhe BE do të ndihmojë shtetin në përforcimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe atyre ndërkombëtare.