Rrjeti i ngrohjes, gazifikimi dhe sistemi i ri i transportit publik janë tre projektet fondamentale që për fat të keq kryeqyteti në tre dekadat e kaluara i ka lëshuar dhe tani jetojmë në pasojat e atij lëshimi, ka deklaruar kryetari i Shkupit, Petre Shilegov.
I pyetur për masat e ajrit të pastër në prag të sezonit të ngrohjes, kryetari i Shkupit ka thënë se këto masa janë zgjidhje afatmesme e ajrit të ndotur, pasi siç tha, “ndotja e ajrit nuk zgjidhet brenda natës”.
“Qyteti i Shkupit ka fituar rrjetin e ngrohjes dhe për mua është një nga masat fondamentale, e rrumbullakuam unazën e tubacionit rreth qytetit të Shkupit, strategjia për gazifikimin sekondar dhe terciar vërtetohet në nivel shtetëror, por qyteti është i gatshëm të hyjë në ato cikle. Në negociata finale jemi me Qeverinë edhe për financimin e sistemit të ri të transportit publik në qyteti tonë”, ka thënë Shilegov duke u përgjigjur në pyetjet e pres konferencës kushtuar edicionit të ri të festivalit të Teatrit të Hapur për të Rinjtë.
“Qyteti është vendosur në situatë të mirë të startimit. Më datën 19 kemi seancë të Këshillit të sistemit energjetik të qytetit me çka do të hapim mundësi formale të paraqitemi nëse aplikues para Komisionit rregullator që të marrim licencë për distribuim, ndërsa pas Vitit të Ri edhe për furnizim. Ashtuqë pres deri në fund të këtij viti ose fillim të vitit të ardhshëm kontrollin e plotë mbi rrjetin e ngrohjes do ta merr Qyteti i Shkupit. Kjo e vendos qytetin në pozicion të krijon program social që do të mund t’u ofrojmë qytetarëve ngrohja qendrore të jetë një nga mënyrat më ekologjike dhe më të lira të ngrohjes së shtëpive”, ka thënë Shilegov.
Në shkolla dhe kopshtet e Qytetit të Shkupit shpërndahen inventorë, ndërsa me Qeverinë do të kenë takime pune për mjete në para përmes Elektranave të Maqedonisë për disa komuna përfshirë edhe Qytetin e Shkupit.