Filipçe: Nga një tetori tejkalohet problemi me ilaçet

Heqja e plotë e kuotave të ilaçeve me recetë fillon më 1 tetor, njoftoi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili kujtoi se në muajin gusht janë hequr kuotat e ilaçeve pa recetë në barnatore në rajonet e Ohrit, Strugës, Resenit, Dojranit dhe Gjevgjelisë.

Marketing

Siç tha ai, kjo zgjidhje tejkalon problemin e mungesës së ilaçeve dhe ato bëhen më të arritshme për pacientët.

Ministri përshkroi disa përfitime që ai thotë se do t’u jepen qytetarëve përmes kësaj mase në kujdesin shëndetësor.

“Pacientët do të kenë qasje të rregullt në ilaçet me recetë gjatë gjithë muajit, që do të thotë se nuk do të ketë turma të mëdha për barnat me recetë, veçanërisht në fillim të muajit. Po ashtu, qytetarët nuk do të kenë frikë se mund të mbeten pa ilaçet e nevojshëm nëse nuk ka kuotë në barnatore në fund të muajit”, thotë Filipçe.