Valencia befason, shkarkon trajnerin 3 ditë para ndeshjes me Barçën

Valencia i ka befasuar të gjithë me vendimet fundit para ndeshjes në “Camp Nou” ndaj Barcelonës.

Marketing

Klubi valencian ka njoftuar shkarkimin nga detyrë të trajnerit Marcelino. Në fakt, 54-vjeçari kishte mosmarrëveshje me pronarët e klubit, duke mos e fshehur zhgënjimin për merkaton e dobët të kryer gjatë kësaj vere.

Skuadra, tri ditë para sfidës me “blaugranat” i është besuar Albert Celades, ish-futbollistit të Barcelonës dhe Real Madridit.

Në startin e këtij sezoni në La Liga Valencia ka arritur të marrë vetëm katër pikë në tre ndeshjet e para, duke provuar shijen e humbjes, barazimit dhe fitores.