Specialja në “qorrsokak”, nuk ka takim të ri mes Zaevit dhe Mickoskit, partitë shqiptare jashtë?!

Mëngjesi i së hënës nuk ka sjellë lajm të mirë për fatin e Prokurorisë Publike Speciale, pasi që liderët e dy partive më të mëdha LSDM dhe VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski nuk kanë arritur marrëveshje. Pas shtatë orëve bisedimesh, Zaev dhe Mickoski kanë nxjerrë të palaratë për atë se çfarë ka ndodhur në takim dhe se si nuk kanë arritur pazarin për Ligjin e Prokurorisë, që rregullon fatin e Speciales, por edhe lëndët që janë në proces.

Marketing

Deri fund të javës është afati që duhet të ketë ndonjë zgjidhje, në të kundërtën më 15 shtator pritet të ndodhë shkarkimi i kryeprokurores speciale, Katica Janeva, dhe do të tentohet që të votohet Ligji i ri për prokurori publike, por sipas një plani “B” të pushtetit. Derisa nuk ka lëvizje drejt marrëveshjes, Prokuroria e Përgjithshme pritet ti marrë lëndët e Prokurorisë Speciale, pas letrës së Katica Janevës dhe përgjigjet pozitive që kishte pasuar nga kryeprokurori i përgjithshëm Lubomir Joveski.

Partitë shqiptare janë tërësisht të anashkaluara nga negociatat politike dhe se nuk janë pjesë e tryezës që do të jetë vendimtare. Partitë opozitare shqiptare kanë shprehur kërkesat e tyre dhe nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ku do të merreshin parasysh edhe amendamentet e tyre.

Një nga opsionet e marrëveshjes e shtruar në tryezën e bisedimeve mes Zaevit dhe Mickoskit është formimi i një prokurorie të posaçme tjetër, e cila do të kishte në krye një prokuror të propozuar nga VMRO-DPMNE. Por kjo e fundit ka insistuar që të mbyllen tërësisht lëndët e Speciales që janë hapur nga viti 2017.