Avokati i njohur nga rasti i “Almirit” dënohet me 2 mijë euro (DOKUMENTI)

Avokati i njohur Asmir Alispahiq nga Shkup është dënuar me 2 mijë euro, vetëm për shkak se kishte shkruar në status në facebook duke drejtuar kritika ndaj gjykatëses Sofija Laliçiq.

Marketing

Dënimi është shqiptuar nga Gjykata Themelore Shkupi 1. Avokati përmes profilit të tij ka drejtuar kritika të forta ndaj gjykatëses duke e ndërlidhur me përgjimet që ishin lëshuar nga Zoran Zaev, dhe ku ajo ishte protagonist në një bisedë telefonike me ish-drejtorin e shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov. “Swarovski Sofija Laliçiq.

Shkarkim i menjëhershëm”, ka shkruar Alispahiq, por që kjo porosi e tij është procesuar, pasi që gjykatësja është ndjerë e lënduar. Alispahiq është i njohur për rastin e Almirit si dhe raste të tjera, përfshirë edhe ate “Monstra”.