Fëmija vjen me granatë dore në shkollë, evakuohen të gjithë nxënësit

Autoritetet policore të Suedisë dhe forcat speciale kanë mbyllur të gjitha çerdhet në Kristijanshtad në jug të Suedisë, pasi që një fëmijë me vete kishte marrë në klasë një granatë dore.

Marketing

Policia janë thirrur kur stafi i çerdhes kanë zbuluar një objekt të dyshimtë pasi që fëmijët kishin ikur për në shtëpi, ndërsa në vnedin e ngjarjes është konfirmuar se bëhet fjalë për një granatë dore me çka menjëherë është njoftuar ekipi special për deminim, njofton CNN.

Zëdhënësi i policisë suedeze ka deklaruar se objekti kishte formën e një pushke, por ishte i mbështjellur, mirëpo i njëjti është çmontuar nga njësiti i deminimit, pasi që ishte vlerësuar se është shumë e rrezikshme për tu zhvendosur.

Bombën fëmija e ka gjetur në një poligon ushtrie të cilën ushtria e kishin përdorur për ushtrime dhe nevojat e tyre. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i fëmijës për cilin bëhet fjalë por që incidenti është shkaktuar nga një fëmijë 7 vjeçar dhe rasti është mbyllur.