Euro 2020 ka veçuar veprimin e Rey Manajt nga ndeshja ndaj Islandës.
Pasimi i mrekullueshëm nga Rey Manaj te goli i Elseid Hysajt ndaj Islandës është veçuar si veprimi më i bukur nga Euro 2020.
Në profilin e saj në Instagram, Euro 2020 ka publikuar veprimin e reprezentuesit shqiptar i cili me thembër shërbeu për Hysajn që shënoi në portën e islandezëve, transmeton lajmi.net.
Pasimi fantastik i Rey Manajt është cilësuar si lëvizja më e bukur e ditë nga UEFA që ka postuar videon e cila ka bërë xhiron e botës.