Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së ka dorëzuar kërkesë të nënshkruar nga 20 deputetë për thirrjen e seancës urgjente për shkarkimin e prokurores speciale publike Katica Janeva.
Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski deklaroi se sot ata, sipas Rregullores, kanë kërkuar seancë urgjente në Kuvend me pikën e vetme të rendit të ditës shkarkimin e prokurores speciale publike Katica Janeva.
“Në bazë të nenit 67 paragrafi 2 dhe nenit 68 paragrafi 2 i Rregullores së Kuvendit me kërkesë të 20 deputetëve, zotëri Talat Xhaferi duhet të thirr seancë urgjente në të cilën në rend dite do të jetë shkarkimi i Katica Janevës. Insistojmë që kjo të jetë sot e jo siç paralajmëron Xhaferi për dy-tre ditë, që të ketë kohë Këshilli i Prokurorëve Publikë ta shqyrtojë propozimin dhe ta shkarkojë Janevën”, tha Micevski.
Pyeti se pse LSDM-ja nuk dëshiron të shkarkohet Katica Janeva, nëse kjo tashmë është konstatuar nga Këshilli i Prokurorëve Publikë dhe nga Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve dhe me mbrojtjen e Janëvës a mbrohen edhe funksionarë të lartë të LSDM-së.