PSP-ja si institucion dhe organ duhet të vazhdojë me punë në kuadër të sistemit të Prokurorisë Publike sipas përcaktimit dhe rregullave hierarkike, ndërsa dëshmitë video dhe audio materiale janë të nevojshme që të përdoren edhe më tutje në procedurat sipas vlerësimit të gjykatësve, janë qëndrimet e Grupit Bluprint, i cili tashmë dy vite i ndjek reformat në sistemin e gjyqësorit.
Sipas Natali Petrovska përfaqësuese e Grupit Bluprint, analizat e tyre tregojnë se është i nevojshëm pozicionimi i PSP-së në nivel dhe shkallë të prokurorisë për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Me atë që të njëjtat do të përfaqësonin lëndë me tematikë të ngjashme, megjithatë kompetenca do të ishte mirë që të konfirmohet dhe pozicionohet në atë mënyrë që PSP-ja do të përfaqësonte vepra penale, gjegjësisht akuza të cilat kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe korrupsionin me fokus të funksionarëve, ndërsa prokuroria e rregullt do të përfaqësonte si tani”, deklaroi Petrovska.
Në lidhje me zgjedhjen dhe emërimin e prokurorëve, Petrovska, theksoi se grupi i tyre i propozimeve është tërësisht i kundërt nga propozimi i VMRO-DPMNE-së, nëse formohet repart për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, shefi i asaj prokurorie të jetë propozim i partisë opozitare.
“Për ne është kategorik qëndrimi se zgjidhjet politike nga e kaluara nuk do të duhet të jenë praktikë edhe në të ardhmen. Ata u treguan si zgjidhje të këqija dhe joadekuate dhe vlerësojmë se profesionalizimi i kësaj iniciative është më se i rëndësishëm dhe mjafton që vetëm prokurori shtetëror publik vjen si propozim politik, megjithatë shefat e tjerë të prokurorive dhe reparteve duhet të jenë lëndë e zgjedhjes së Këshillit të Prokurorëve Publikë, deklaroi Petrovska.
Një përfaqësues i Grupit Bluprint ka marrë pjesë në grupin e punës javën e kaluar në Ministrinë e Drejtësisë për Ligjin për PP-në pas çka kanë dorëzuar propozime të tyre për zgjidhjen ligjore, por theksojnë se në propozimin ligjin kuvendor nuk janë përfshirë propozimet dhe komentet e tyre në lidhje me zgjidhjen ligjore.
E pyetur për negociatat e deritanishme për ligjin për PP-në, Petrovska tha se negociatat nuk kanë përfunduar dhe propozimet janë vendosur në tavolinë.
“Zgjidhje joadekuate ishte tentimi që të bëhet hibrid nga dy-tre propozime ligjore dhe zgjidhje, të cilat vinin si nga Qeveria, ashtu edhe nga opozita, por edhe nga sektori qytetar. Nuk mundet që përsëri të lini zgjidhje politike, të shefit të prokurorisë së sapoformuar, që sipas hierarkisë ka përgjegjësi të prokurorit shtetëror publik”, deklaroi Petrvoska.
Sa i përket besueshmërisë së PSP-së, Petrovska, tha se nuk duhet besueshmëria e një institucioni të lidhet me një individ.
“Vlerësojmë se PSP-ja si institucion dhe i gjithë ekipi aty nuk duhet ta ndjekin fatin e njëjtë dhe të etiketohen nga opinioni dhe mediat, se janë të njëjtit joprofesionistë dhe nuk kanë besueshmëri më shumë që të punojnë”, deklaroi Petrovska.