Urim i presidentit Tramp me rastin e Ditës së pavarësisë të Maqedonisë Veriore

Mandatory Credit: Photo by Pablo Martinez Monsivais/AP/Shutterstock (10341901g) President Donald Trump points to a member of the media to speak before boarding Marine One helicopter on the South Lawn of the White House in Washington, for the short flight to nearby Andrews Air Force Base, Md Trump, Washington, USA - 19 Jul 2019

Me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së pavarësisë, letër me urim për presidentin e Republikës së Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski dërgoi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp.

Marketing

Në letër thuhet se presidenti Tramp dhe qytetarët amerikan i dërgojnë urime presidentit Pendarovski dhe qytetarëve të Maqedonisë Veriore, me rastin e 28 vjetorit të pavarësisë.

“Ju përgëzoj për zbatimin e vazhdueshëm të Marrëveshjes historike të Prespës, e cila sjell siguri dhe prosperitet më të madh për qytetarët e Maqedonisë Veriore. Angazhimi i vendit tuaj për parimet demokratike, sundimin e ligjit si dhe llogaridhënia e qeverisë janë për lëvdata. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin fuqimisht Maqedoninë Veriore në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, dhe me padurim pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në avancimin e paqes, prosperitetit dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në letrën e presidentit Tramp drejtuar presidentit Pendarovski.

Urim për presidentin Pendarovski me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së pavarësisë, dërguan edhe presidenti i Republikës franceze Emanuel Makon, presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin. presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, shefat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe nga rajoni dhe fqinjësia.