Ambasadori i BE-së në vend, Samuel Zbogar tha se zgjidhja për gjyqësorin funksional është më e rëndësishme sesa marrja e një date për negociata me BE-në. Ai theksoi se politikanët dhe gjyqësori duhet së pari ta kthejnë besimin tek qytetarët, ndërsa vendet anëtare të BE-së presin garanci për lëndët e PSP-së.
“Unë mendoj se gjetja e një zgjidhjeje për një gjyqësor funksionues është shumë më e rëndësishme se data e fillimit të negociatave. Mendoj se politikanët dhe gjyqësori duhet ta kthejnë para së gjithash besimin e qytetarëve. Kështu që, mendoj se fokusi duhet të jetë në atë. Nëse rivendoset ai besim, unë jam i sigurt që ne në BE do ta vërejmë atë ndryshim.
Dy partitë politike për momentin nuk kanë arritur zgjidhje, respektivisht nuk është arritur marrëveshje. Por, ne edhe më tej do të punojmë sepse ende është e nevojshme të ketë një zgjidhje. Ne duhet të shohim se çfarë do të ndodhë me rastet që përfshijnë ish zyrtarët.
Zgjidhja nuk është arritur akoma, por duhet ta gjejmë atë zgjidhje. U bëj thirrje dy partive politike të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të arritur një konsensus për këtë çështje – deklaroi Samuel Zhbogar, ambasador i BE-së.