Osmani nis turneun në qendrat më të mëdha evropiane

Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje evropiane, Bujar Osmani sot do të qëndrojë për vizitë në Suedi, ku do të ketë takime me ministrin nikoqir për çështje evropiane, Hans Dalgren si dhe zyrtarët e tjerë të lartë suedez.

Marketing

Pas kësaj vizite, Osmani javën tjetër nis turneun në qendrat e njohura evropiane si në Bruksel, Berlin, Varshavë dhe vende të tjera. Në fokusin e këtyre takimeve do të jetë perspektiva europiane e Maqedonisë së Veriut dhe fillimi i negociatave për anëtarësim.