Osmani në Stokholm: Suedia dhe Norvegjia pro hapjes së bisedimeve

Suedia dhe Norvegjia do të votojnë pro hapjes së negociatave mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-në. Ky konfirmim vjen nga takimi i zëvendëskryeministrit për eurointegrime, Bujar Osmani, me ministrin për çështje evropiane të Suedisë, Hans Dalgren.

Marketing

“Suedinë jo vetëm që gjithmonë e kemi konsideruar si mbështetës dhe mik në arritjen e qëllimeve tona strategjike si që është integrimi evropian, por edhe si vend që është model, një lloj inspirimi në drejtim të marrjes së reformave të përshtatshme në frymën e vlerave evropiane”,– ka theksuar Osmani.

Në takim me zyrtarët e Stokholmit, Osmani ka folur edhe për progresin e shënuar në sundimin e ligjit, reformat në shërbimet e sigurisë, gjyqësorin dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në kuadër të vizitës së tij në Suedi, Osmani është takuar edhe me kryetarin e parlamentit suedez, Andreas Norlen, si dhe me ministrin për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim, Piter Erikson.

Vizita në Mbretërinë e Suedisë është pjesë e turneut e zëvendëskryeministrit Osmani, para mbajtjes së Këshillit të BE-së, në tetor.

Pas Skandinavisë, Osmani vazhdon me vizitë në Bruksel, pastaj në Berlin, Varshavë dhe në vendet tjera, për të siguruar zyrtarët e huaj se vendi ynë ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave për integrim.