Kylie Jenner dhuron mijëra dollarë për fansen me vështirësi ekonomike

Kylie Jenner ka dhuruar një shumë të madhe parash për një fanse dhe nënën e saj.

Marketing

Kylie Jenner ka ndihmuar me disa para nga pasuria e saj miliardëshe, një fanse dhe nënën e saj, shkruan People, transmeton lajmi.net.

Në episodin e të enjtes në “Ellen DeGeneres Show”, ylli i “The Keeping Up with the Kardashian”, befasoi vendasen e saj nga Nju Jorku, Ashley Almonte dhe nënën e saj, Miireya Almonte me nga 100.000 dollarë për secilën, për t’i lehtësuar paksa në problemet e tyre financiare, dhuratë kjo që i bëri të dyja me lot.

“Kjo është e mrekullueshme”, tha Ashley 22 vjeçe, e cila së fundi ka lënë kolegjin për ta ndihmuar nënën e saj.

“Dua që të jem në gjendje të paguaj kredinë tënde të studimeve”, tha Kylie, e cila shtoi se dëshiron që Ashley të kthehet në kolegj.

Përveç kësaj, Kylie dhuroi 50,000 dollarë për shkollën ku punon nëna e vajzës, Mireya, 35 vjeçe.

Mireya, tha se i ndihmojnë vazhdimisht fëmijët që vijnë në strehimoret, po ashtu njësoj ka vepruar edhe Ashley, e cila së fundi u detyrua ta lë shkollën.