Manchester City ka pësuar disfatë tronditëse kundër klubit të promovuar këtë sezon në Premierligës, Norwich Cityt, duke e lejuar kështu Liverpooli të prijë për pesë pikë në kreun e tabelës së ligës angleze.
Manchester City pësoi disfatë me rezultat 3:2 në ndeshjen e sotshme kundër Norwich Cityt, që u zhvillua në stadiumin “Carrow Road”, në kuadër të xhiros së pestë të sezonit të ri të Premierligës, raporton Gazeta Express.
Manchester City dominoi me posedim të topit (69% – 31%) dhe me gjuajtje drejt portës (25 – 7) mirëpo skuadra e Pep Guardiolës nuk e pati këtë epërsi edhe në rezultat, pasi që të rinjtë në Premierligë u treguan më të saktë para portës.
Goditjen e parë Manchester City e mori në minutën e 18-të të ndeshjes, kur Kenny McLean shënoi, e vetëm dhjetë minuta më vonë Toddy Cantwell e dyfishoi epërsinë. Para se të mbyllej pjesa e parë, Manchester City e gjeti golin e vetëm në këtë ndeshje, të shënuar nga Sergio Aguero.
Kur nisi pjesa e dytë, skuadra e Guardiolës po tentonte ta gjente golin sërish dhe kjo la hapësira në mbrojtje, të cilat i shfrytëzoi golashënuesi më i mirë në këtë sezon të ri të Premierligës, Teemu Pukki, në minutën e 50-të të ndeshjes. Manchester City e gjeti njw gol afwr momenteve tw fundit, mirëpo s’bwri mjaftueshëm pwr ta barazuar apo fituar ndeshjen.
Manchester City mbetet në pozitën e dytë në tabelën e Premierligës – me dhjetë pikë të fituara nga pesë ndeshjet e para, një humbje, një barazim dhe tri fitore. Mirëpo, kjo humbje do ta gëzojë Liverpoolin e Jurgen Kloppit, që tani prin në Premierligë me 15 pikë.
Megjithatë, skuadra e Guardiolës do të tentojë ta lë prapa vetes këtë disfatë dhe t’u kthehet fitoreve në mesjavë, pasi që të mërkurën do të përballet me Shakhtar Donetskin, në kuadër të Grupit C të Ligës së Kampionëve.