Hahn: Shkupi dhe Tirana meritojnë hapjen e negociatave me BE-në

Komisioneri i zgjerimit të BE Johannes Hahn, tha se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria meritojnë hapjen e negociatave të pranimit në Bashkimin Evropian. Hahn vuri në dukje në një intervistë me gazetën malazeze Vijesti, përparim e rëndësishëm që ka bërë Shkupi zyrtar, më e rëndësishmja e së cilës ishte nënshkrimi i marrëveshjes me Greqinë për emrin. Kjo marrëveshje, tha ai, do të jetë objekt i librave të historisë.

Marketing

Kur ai mori detyrën pesë vjet më parë, komisioneri në largim vërejti, se Maqedonia Veriore ishte në një krizë të thellë politike, ndërsa tani për Shkupin hapet një perspektivë e vërtetë evropiane, së bashku me tërë rajonin.

BE, tha Hahn, do të vazhdojë të mbështesë udhëtimin e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit evropian, i cili është në interes të Unionit.

Në postin e komisionerit të zgjerimit, u emërua hungarezi Laszlo Trocsanyi, emërimi përfundimtar i të cilit, si ai i të gjithë anëtarëve të tjerë të komisionit të ri të BE-së, duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian.