Në një depo në rrugën “Marshall Tito” në Strumicë sot në mëngjes është djegur një automjet transportues dhe pjesa e konstruksionit të çatisë, informojnë nga Njësia territoriale kundër zjarreve të Strumicës.
Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë shtatë zjarrfikës dhe tre automjete të zjarrfikësve.
Zjarri është shuar, ndërsa falë intervenimit në kohë është parandaluar përhapja e tij në hapësirat përreth.