Ky rajon i Italisë ofron 27 mijë dollarë për ata që duan të jetojnë aty

Kur fshatrat italianë filluan të shesin shtëpi për 1 $, dukej shumë e vështirë për tu besuar. Por kjo nuk është asgjë në krahasim me ofertën e fundit nga Italia.

Marketing

Rajoni i Molises, një zonë ku mbizotëron natyra e virgjër dhe e bukur në lindje të Romës, ka njoftuar se do t’u paguajë njerëzve më shumë se 27,000 dollarë për t’u vendosur në një nga 106 fshatrat e shpopulluar, në përpjekje për të parandaluar që komunitetet këtyre zonave të shuhen plotësisht.

Kushdo që dëshiron të transferohet në zonë, dhe të fillojë një biznes të vogël për të kontribuar në ekonominë lokale, do të marrë rreth 770 dollarë në muaj deri në tre vjet. Është e detyrueshme për ata që zhvendosen që të angazhohen për fillimin e një biznesi të vogël, në mënyrë që të kontribuojnë në ekonominë lokale.

Mijëra njerëz janë larguar nga Molise vitet e fundit. Statistikat zyrtare thonë se numri i njerëzve që jetojnë atje ka rënë me gati 9,000 që nga viti 2014, duke e çuar popullsinë e rajonit në vetëm 305,000.

Qytezat dhe fshatrat e rajonit tashmë kanë një popullsi rreth 2 mijë banorë por zona në tërësi ofron mundësi për ata që duan të zhvendosen si bujqësia, turizmi si dhe shërbime për të cilat banorët duhet të udhëtojnë larg për ti marrë.