AHMETI: Qytetarët e kanë humbur besimin te drejtësia(VIDEO)

Mos-arritja e marrëveshjes midis partive për Ligjin e Prokurorisë dhe zhvillimet e fundit në Speciale, sipas kreut të BDI-së Ahmeti kanë bërë që qytetarët të humbin besimin në sistemin e drejtësisë. Ahmeti paralajmëroi se do të bisedojë më të gjitha partitë për procesin e paralajmëruar të vettingut.

Marketing

“Në vend duhet të rikthehet besimi në institucionet e drejtësisë dhe pikërisht këtë brengë e ka BDI, e kam këtë brengë edhe unë personalisht sepse gjërat kanë degraduar aq shumë me rastet e fundit. Por dëshiroj që të gjitha organet e zgjedhura ligj-zbatuese me këtë rast ta kenë parasysh që të mos bëjnë gabime, të mos bëjnë veprime të ndikuara, qofshin ato ndikime politike, qofshi ato ndikime të grupeve të caktuara por të ushtrojnë profesionin e tyre si ligj-zbatues.E bisedojmë edhe me partnerët e koalicionit edhe me partitë opozitare dhe është në proces e sipër një ligj mbi vettingun, akoma është në shqyrtim dhe diskutim edhe nga partitë tjera dhe është çështje kohe ku ne presim që publikisht të gjithë të prononcohen rreth këtij ligji”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.