Grubi në SHBA

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga 16 deri më 26 shtator do të qënftojë për vizitë pune në SHBA.

Marketing

Në korniza të vizitës e cila është në organizim të Institutit Republikan (IRI), Departamentit të Shtetit dhe Institutit për Përfaqësim të Qeverisë (IPG) në SHBA, Grubi do të marrë pjesë në Forumin për përmirësimin e transparencës dhe luftës kundër korrupsionit.

Gjithashtu, Grubi do të realizojë takime bilaterale me kongresmen dhe përfaqësues të Qeverisë së SHBA-ve, në të cilat do të bisedohet rreth mbështetjes amerikane ndaj proceseve tona euroatlantike, situatës politike, si dhe për reformat aktuale në sferën e jurisprudencës dhe luftës kundër korrupsionit.