Të gjithë prokurorët e Prokurorisë Speciale, njeherit ekio me vendim të Këshillit të Prokurorëve kthehen ne vendet e mëparshme të punës.
Kështu Fatime Fetai, Lence Ristevska, Gavrill Bubevski dhe Artan Ajro kthehen në Prokurorinë në Shkup, derisa Burim Rustemi në Prokurorinë e Kumanovës, Elizabeta Josifovska në atë të Gostivarit, Stevço Donev në Koçan…
Gjate fundjaves qe kaloi, prokurorja speciale publike Katica Janeva e cila për momentin është në paraburgim është shkarkuar njëzëri nga anëtarët e Këshillit.
Pas vendimit të Këshillit, radhën e ka prokurori publik Lubomir Jovevski i cili nëse vendos, ka mundësi prokurorëve të cilët deri tani i kanë udhëhequr lëndët t’ua ndajë përsëri.
Nga lëndët të cilat PSP ka ngritur mbi 20 aktakuza vetëm tre janë plotësisht të mbyllura, disa janë kthyer në gjykim të sërishëm ose pritet prononcimi i Gjykatës së Apelit.