Statusi në rrjetin FB gazetarit Ljupco Zllatev, që ofendon menjë gjuhë shoviniste e seksiste prokuroren speciale Fatime Fetahi, ngriti edhe një herë këmbanën e alarmit. Deri kur do të lejohet qe femrat të ofendohen në bazë gjinore. SHGM është e prerë. Fjalori i gazetarit nuk mund të konsiderohet ndryshe përveç si nxitje e diskriminimit në bazë gjinore dhe etnike, gjë që është reptesisht e ndaluar me kodeksin e gazetarëve.
“Gazetarët kanë përgjegjësi shumë më të madhe gjithmon kur ata i ndrejtohen opinionit përmes mediave apo përmes rrjeteve sociale. Andaj publikimi i gazetarit Ljupco Zllatev në rrjetin e tij social “Facebook” në të cilën thotë se Prokurorja speciale Fetai: “Nuk do të mund të pijë nga mërzia sepse në Bogovinj gratë i rahin për nëse konsumojnë pije”, mund të konsiderohet si nxitje e diskriminimit në bazë gjinore, nacionale respektivisht etnike. Ky komunikim i pasjellshëm nuk është në pajtim me Kodeksin Etik të gazetarëve ku në neni 10 thuhet se: “Gazetari me vetëdije nuk do të krijoj apo përpunoj informata që do të cenoj të drejtat dhe liritë e njeriut, nuk do të përdor gjuhën e urejtjes dhe nuk do të nxis dhunë, diskrinim të çfarë do natyre qoftë i njëjti, nacionale, fetare,racore, gjinor, socialе, gjuhësor, orientim seksual dhe politik”, thuhet në njoftimin e SHGM-së.
Edhe Rrjeti për Mbrojtje nga Diskriminimi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave seksiste dhe shkrimet e disa gazetarëve e mediave që përhapin fjalor seksist dhe diskriminues për femrat. Komiteti I Helsinkit me ankesë në Këshillin për Etikë në Media, ndaj portaleve Ekspres.mk dhe Vistina.mk, për informim denigrues në bazë gjinore.Ka reaguar edhe Komiteti I Helsinkit, nga ku dënon fuqishëm informimet e kësaj natyre dhe tekstet e deklaratat që i vënë gratë në pozitë të palakmueshme dhe cënojnë barazinë mes gjinive. Shqetësim përbën jo vetëm gjuha ofenduese e shoviniste ndaj prokurores Fetahi por edhe përmendja në aspekt negativ e venbanimit të saj, me të cilën diskriminohen jo vetëm gratë që jetojnë në venbanimet rurale, por edhe popullata shqiptare në vetë fshatin e përmendur, që sipas statusit të gazetarit, gratë i trajton vetëm si qënie që duhen rrahur.