Terminal i ri doganor në Qafë Thanë

Në vendkalimin kufitar “Qafë Thanë” në kufirin me Republikën e Shqipërisë, sot u inaugurua terminali doganor i cili do të kontribuojë ndaj rritjes së kapacitetit të vendkalimit për dërgesa të mallit dhe zvogëlimin e kohës për formalitete kufitare. Zyrtarisht terminalin doganor, në të cilin kalojnë 1,5 milionë udhëtarë dhe 100 mijë kamionë, e inauguruan kryeministri Zoran Zaev, euroambasadori Samuel Zhbogar, drejtori i Drejtorisë doganore Gjoko Tanasoski, prefektët, delegacioni nga dogana e Shqipërisë, përfaqësues të bashkësisë afariste dhe shumë mysafirë.

Marketing

Bëhet fjalë për një projekt në vlerë prej 1,7 milionë euro i realizuar me mbështetje financiare të BE-së. nga 60 milionë eurot e parapara si mbështetje evropiane për drejtorinë doganore të Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri në fjalimin para mysafirëve të pranishëm në solemnitet theksoi se investimi në zhvillimin e infrastrukturës është një prej prioriteteve të Qeverisë, të orientuara ndaj vendosjes së standardeve më të larta në të gjitha sferat publike në shtet.

Kryeministri Zaev potencoi se punohet edhe në implementimin e zgjidhjes për menaxhim të përbashkët të kontrolleve kufitare dhe doganore me një ndalim, që edhe më shumë të ulet koha e pritjes për transportuesit me çka do të ulen shpenzimet e operatorëve ekonomikë.

Euroambasadori Zhbogar para të pranishmëve theksoi se projektit si ky i financuar me mjete të tatimpaguesve të shteteve-anëtare të Unionit janë të orientuara ndaj avancimit të lidhjes më të mirë të njerëzve dhe transportit të mallrave, si përcaktime kyçe në kuadër të proceseve eurointegruese.

Drejtori i drejtorisë doganore, Tanasoski duke iu falënderuar BE-së për ndihmën e dhënë për kapacitetet e reja, theksoi se përmirësimi i strukturës doganore në vend natyrisht do të kontribuojë ndaj lehtësimit dhe përshpejtimit të tregtisë në vend.

Terminali i ri doganor për qarkullim tregtar ka kapacitet maksimal prej 30 automjeteve transportuese, me ndërtesë për procedura doganore, objekte për kontroll të automjeteve transportuese me kapacitet për kontroll të tre automjeteve transportuese njëkohësisht, pikë kontrolluese hyrëse-dalëse. Deri më tani procedurat doganore dhe formalitetet në vendkalimin kufitar “Qafë Thanë” janë kryer në vetë vendkalimin kufitar që e ka ndërlikuar procedurën.