Nuk kam agjendë personale ose partiake për prishjen e cilësisë të sistemit arsimor kombëtar por e kundërta, kam agjendë për përmirësim, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi në lidhje me ngjarjet në shkollën fillore “Njegosh” në fshatin e Shkupit – Jurumleri dhe reagimet për hapjen e paraleles në gjuhën shqipe. “Kam thënë në shumë raste se nuk duhet të lihet hapësirë për krijim të paragjykimeve. I ndjekim ngjarjet në komunën e Gazi Babës dhe konkretisht shkollën “Njegosh” dhe paralajmërimet për protestë. Apeloj të mos e politizojmë arsimin, sepse ajo është e papranueshme dhe të mos e shndërrojmë në arenë politike ose etnike. Të fokusohemi në bashkimin”-tha Ademi.