Tusk në Shkup- Jemi të gatshëm për shënimin e suksesit të përbashkët me marrjen e vendimit për fillimin e negociatave(video)

Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev, sot ishte nikoqir i Kryetarit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili së bashku me delegacionin nga Këshilli e vizitoi vendin në vigjilje të vendimit të pritur për marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në në tetor.
Kryeministri Zaev dhe Kryetari i KE-së, Tusk, të shoqëruar nga anëtarët e delegacioneve të Qeverisë dhe të Këshillit Evropian, në Qeveri mbajtën takim dypalësh, në të cilin u shpreh falënderim për përpjekjet dhe mbështetjen nga ana e Tusk për sigurimin e përparimit të Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj për integrim në BE.

Marketing

Republika e Maqedonisë së Veriut e bëri të veten, tani radhën e ka Evropa që të përfundoj pjesën e saj”, tha kreu i Këshillit të Evropës, Donald Tusk , ndërsa përkujtoi në Marrëveshjen e Prespës, ballafaqimin me krizën e migrantëve dhe tejkalimin e krizës politike në vend.
“Mbetem në qëndrimin që kam shprehur edhe në qershor, se vendi i juaj gjatë dy viteve të fundit bëri gjithçka që Europa priste nga ju për t’i filluar negociatat, në pajtim me rekoman-dimet e Komisionit Evropian. Kjo është edhe më tej bindja ime, vendi i juaj bëri çmos…Shkupi është vendi më i mirë nga ku dua të apeloj deri tek liderët e BE-së, tani ju duhet ta përmbushni pjesën tuaj, sepse Republika e Maqedonisë së Veriut tanimë ka mbaruar pjesën e saj”, tha Tusk.
Kryeministri Zaev, shprehu falënderim për angazhimin personal të Tusk për sigurimin e garancioneve për perspektiv reale evropiane për gjithë rajonin duke theksuar përparimin e vendit, në aspekt të realizimit të agjendës për reformat, e veçanërisht në fushën e sundimin të së drejtës.Duke theksuar se deri në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Evropian kanë ngelur vetëm disa javë, Kryeministri Zaev i theksoi përpjekjet dhe angazhimet e përforcuara të Qeverisë për sigurimin e mbështetjes së fuqishme vendet-anëtare në BE, për rrumbullakimin e punës tonë të deritanishme dhe shënimin e suksesit të përbashkët historik me marrjen e vendimit për fillimin e negociatave aderuese.

Kryeministri Zaev i shprehi pritshmërit për miratimin e vendimit për hapjen e negociatave për aderim në BE.

Marketing