Antikorrupsioni: Ivanov i harxhon shtetit 4,5 mijë euro në muaj

Komisioni i Antikorrupsionit kërkon nga Departamenti i çështjeve të përgjithshme dhe të përbashkëta që ta shfuqizojnë marrëveshjen e qirasë së ish presidentit Gjorge Ivanov dhe atij t’i jepen zyra në pronësi të shtetit, për të cilat nuk do të paguhet qira.

Marketing

Kryetarja e Komisionit, Biljana Ivanovska në seancën e sotme ka theksuar se hapësirat e tanishme të ish presidentit janë zgjedhur nëpërmjet një procedure jotransparente dhe janë marrë me qira nga persona të afërt me çka i mundësohet pronarit që të ketë përfitime pronësore. Sipas saj, për një muaj për të gjitha shpenzimet paguhen rreth 4500 euro, pa i përfshirë këtu edhe rrogat e të punësuarve.

 “Hapësirat e zyrave janë zgjedhur nëpërmjet një procedure jotransparente nga person i afërt me përdoruesin e hapësirave, me çka pronarit të hapësirës i mundësohet përfitime financiare që është në kundërshtim me nenin 8 nga ligji ynë”, deklaroi Biljana Ivanovska, Kryetare e Komisionit të Antikorrupsionit.

 

Ivanovska tha se në një shtet të vogël dhe të varfër si Maqedonia e Veriut, shpenzohen shumë mjete për ish presidentët, ndërkohë që nuk ka as kufizime se sa vite duhet t’u mbulohen shpenzimet pas përfundimit të mandatit. Sipas përllogaritjeve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, për dhjetë vite për shpenzimet e ish presidentëve janë shpenzuar më shumë se një milion euro.

Për këtë arsye Antikorrupsioni po ashtu propozon që të dorëzohet iniciativë tek Gjykata Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit dhe të dorëzojë iniciativë në kuvend për rishqyrtim të vendimit ligjor në drejtim të kufizimit të afatit të privilegjeve të ish presidentëve.

Pas mbarimit të mandatit, Iavanov mori një zyrë me qira në ndërtesën në “Xhevair” me sipërfaqe prej 274 metra katror. Përveç pagesë mujore të qirasë prej 1.950 euro, paguhen edhe shpenzimet për tre të punësuar, faturat komunale, veturë zyrtare dhe një shoferë, të gjitha shpenzimet paguhen nga buxheti i shtetit, ndërsa presidenti merr pension mujor.