“Sot u realizua një takim zyrtar ndërmjet Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ) dhe Shoqatës së Përkthyesve dhe Interpretuesve të Maqedonisë (SHPIM).
Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, mirëpriti kryetaren e SHPIM-së, Ognena Nikulski, të cilën e njoftoi me aktivitetet, sfidat, pengesat dhe planet e Agjencisë, për të ardhmen.
Në anën tjetër, kryetarja Nikulski informoi në lidhje me projektet në të cilat po punon SHPIM-ja, si edhe mundësitë ekzistuese të bashkëpunimit dypalësh.
Krahas aspekteve të bashkëpunimit, Sela dhe Nikulski diskutuan edhe për mundësinë e nënshkrimit të një Memorandumi për Bashkëpunim, që do ta thellonte bashkëveprimin dypalësh në projekte të ndryshme që kanë të bëjnë me përkthimin dhe lekturën.” – zyra për informim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës