Seancë e re për rastin “Monstra”

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të mbahet seancë e re për gjykimin e vrasjes së pesëfishtë afër Liqenit të Smilkovës më 12 prill të vitit 2012, lëndën “Monstra” e PSP-së.

Marketing

Gjykatësi Ognen Stavrev seancën e kaluar e anuloi për shkak të situatës së krijuar në Prokurorinë Speciale, ku tha se shpreson që për disa ditë të sqarohet situata dhe në seancat e radhës të dëgjohen “bombat”.

Kryeprokurori shtetëror Ljubomir Joveski i ka autorizuar prokurorët Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski që të vazhdojnë të përfaqësojnë lëndën “Monstra” në gjykatë.
Rasti ndodhet në fazën e dëshmive dhe në seancat e radhës duhet të prezantohen rreth 3900 “bomba”, të cilat janë propozuar si dëshmi nga Prokuroria Speciale.

Për vrasjen e pesëfishtë më 12 prill 2012, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Ezim Aziri, Haki Aziri dhe Sami Ljuta.
Gjykata e Lartë në dhjetor të vitit 2017 e shfuqizoi aktgjykimin e shkallës së parë dhe i liroi nga burgu të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Ljuta dhe Fejzi Aziri dhe ju caktoi masat e përkujdesit.