Xhaferri takon kryetarin e Komitetit Evropian të Rajoneve Karl -Hajnc Lamberc

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, realizoi takim me kryetarin e Komitetit Evropian të Rajoneve, Karl Hajnc Lamberc, i cili është në vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Komiteti Evropian i Rajoneve është organ këshillëdhënës i Bashkimit Evropian, i përbërë prej përfaqësuesve të zgjedhur lokal dhe rajonal, të cilët vijnë nga të gjitha 28 vendet – anëtare dhe të cilët japin mendim për legjislacionin e BE-së që ndikon drejtpërdrejtë në rajonet dhe qytetet.
Kryetari Xhaferi theksoi se qytetarët presin prej njësive të vetadministrimit lokal të kënaqin një spektër të gjerë të nevojave ekonomike, ekologjike dhe sociale, dhe për këtë qëllim i përkushtohet vëmendje e madhe zgjerimit të kompetencave të pushtetit lokal, decentralizimit të zmadhuar fiskal dhe kapaciteteve fiskale dhe zbatimit të drejtë të Ligjit për zhvillim të barabartë rajonal. Më tutje, ai informoi se në planin politik, në periudhën e kaluar, vendi arriti të tejkalojë krizën politike, të përforcojë sundimin e të drejtës, të bëjë ndryshime fondamentale në drejtim të atmosferës politike inkluzive dhe të hapur, dhe të japë rezultate konkrete. Në drejtim të përforcimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, u ndërmorën hapa të vështira dhe të guximshme për zgjidhjen e problemit me emrin, me çka u hap edhe rruga drejt integrimit euroatlantik të vendit, ndërsa me Marrëveshjen e Prespës dhe me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, Republika e Maqedonisë së Veriut kontribuoi për stabilitetin rajonal më të gjerë dhe dha shembull për pajtimin në rajon.
Kryetari i Komitetit Evropian të Rajoneve, Lamberc theksoi se, vizita e tij në vend në kohën kur pritet që Bashkimi Evropian të përcaktojë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim, paraqet mbështetje e Komitetit për këtë synim tonin, duke e pasur parasysh raportin pozitiv të BE për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka zgjidhur çështje të rëndësishme në legjislacion në raport me decentralizimin, decentralizimin fiskal dhe zhvillimin rajonal, por edhe se këto janë sfidat kryesore me të cilat ballafaqohen të gjitha shtetet evropiane. Duke e potencuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar, kryetari Lamberc informoi për mundësitë dhe mekanizmat që i ofron Komiteti Evropian i Rajoneve, por të cilat nuk mund të zbatohen pa legjislacionin nacional dhe shprehu shpresë së në periudhën e ardhshme do të ketë përparim në këtë drejtim. Në fund, ai shprehu optimizëm se në tetor do të ketë lajme të mira nga BE dhe se hapi i ardhshëm i vendit do të jetë fillimi i negociatave, kapitull pas kapitulli.

Marketing