OSMANI: KRYETARI I KOMITETIT EVROPIAN TË RAJONEVE, LAMBERTS ME MBËSHTETJE TË FUQISHME PËR FILLIMIN E NEGOCIATAVE

Zëvendëskryeministrti për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot ishte nikoqir i Kryetarit të Komitetit Evropian të Rajoneve, Karl- Hajnc Lamberts, i cili për vizitë pune qëndron në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

“Pas mesazhit të djeshëm nga ana e Kryetarit të Këshillit – Tusk, i cili si përfaqësues i pushteteve qendrore të vendeve-anëtare, këtu, nga Shkupi, bëri thirrje për fillim të negociatave, ndërsa sot, ja, kemi nderin që edhe Kryetari i rajoneve, i cili si përfaqësues i pushteteve rajonale, i qyteteve dhe i komunave, mund të themi lirisht se, si përfaqësuesi më i drejtpërdrejtë i qytetarëve të Evropës, përsëri që këtu, nga Shkupi, të përcjell mesazh për progres në integrimet evropiane, për mbështetje të vendit para vendimit të madh në tetor”, theksoi Osmani, duke i përcjellë deri tek z. Lamberts mirënjohjen e tij personale si kryesues i procesit të integrimit evropian të vendit, duke i shpreh mirënjohje në emër të Qeverisë dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për mbështetjen e vendit në këtë periudhë të rëndësishëm për vendin.

Në takim u diskutuan edhe mënyrat e përfshirjes së vetëqeverisjes lokale në procesin e negociatave, veçanërisht në pjesën e implementimit të legjislaturës evropiane, që në pjesën më të madhe në mënyrë të drejtpërdrejtë implementohet në nivel lokal, si këmbim i praktikave të mira mes rajoneve dhe qyteteve evropiane. Kryetari Lamberts shprehu kënaqësi nga mbështetja e pushtetit lokal për decentralizimin dhe mbështetja e vetëqeverisjes lokale, që sipas tij tregon se Qeveria njeh rolin e pushtetit lokal në procesin e aderimit në BE dhe në këtë kontekst kërkoi vendim për fillimin e negociatave.

Në vazhdim të takimit, Osmani dhe Lamberts shqyrtuan mundësitë për avancimin e bashkëpunimit, e cila po zhvillohet përmes Komitetit të Përbashkët Konsultativ mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komitetit të Rajoneve të Bashkimit Evropian, si pjesë e përpjekjeve të vendit për harmonizimin e rregullave, standardeve dhe vlerave evropiane në të gjitha nivelet.

Komiteti Evropian i Rajoneve është organ i BE-së i përfaqësuesve rajonal dhe lokal nga gjithsej 28 vendeve- anëtare, detyra e të cilit është që ti përfshij autoritetet rajonale dhe lokale në procesin e vendimmarrjes së BE-së dhe ti informojë për politikat e BE-së. Në Komitetin Evropian të Rajoneve gjithsej janë 350 përfaqësues të zgjedhur nga qytetet, rajonet dhe njësitë tjera të vetëqeverisjeve lokale, të cilët politikisht janë përgjegjës para kuvendit të zgjedhur në rajonet dhe qytetet e tyre amë.