Zv/kryeministri Bujar Osmani sot ka deklaruar se të shtunën ka qenë kontroll publik për përdorimin e Ligjit për gjuhët dhe se nuk bëhet fjalë për inspektim. Po ashtu tha se do ta paguar dënimin e shqiptuar nga MPB për bisedë në telefon përderisa drejton makinën, duke theksuar se ai mund t’i udhëheq të dy fushatat, të parën për përdorimin e gjuhës shqipe dhe të dytën për respektimin për bisedën në telefon përderisa drejtohet makina. “Nuk bëhet fjalë për inspektim për shkak se inspektim bëjnë shërbimet me procesverbale dhe dënime. Kjo është një kontroll publik për implementim të ligjit në të cilin kam marrë pjesë dhe në të cilin punoj që të zbatohet dhe kontrolle të tilla bëjnë politikanët, krerët e komunave, ministrat për çdo ditë në realizimin e projekteve… Kjo është procedurë më se normale”, ka thënë Osmani.Osmani nuk e di nëse është dënuar nga MPB për bisedën në telefon, por shprehi kënaqësi, nga reagimi i shpejtë dhe mosdiskriminimi në bazë të pozitës nga ana e policisë së komunikacionit.“Sigurisht se do të paguajë çfarëdolloj dënimi që e kanë shkruar institucionet edhe pse shihet në videon se makina është e ndaluar gjatë tërë kohës për sa zgjatë biseda”, ka thënë Osmani.