Do të rregullohet shtrati i lumit Lepenc

Mundësitë për realizimin e projektit për “Rregullimin e shtratit të lumit Lepencë” nga kufiri PPU i qytetit të Shkupit deri në kufirin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Republikën e Kosovës ishin tema kryesore që u diskutuan në mbledhjen e sotme nga Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini dhe kryetari i Komunës së Gjorçe Petrovit Aleksandar Naumoski.

Marketing

Lidhur me këtë çështje, kryetari Naumovski raportoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka formuar një grup pune i cili e bëri vlerësimin e fizibilitetit të dokumentacionit të projektit, planit dinamik, opsionet e fizibilitetit dhe financimin e projektit me rekomandime dhe në pajtim me analizat paraqiti një Raport të implementimit të Projektit.

U dakorduan që, duke marrë parasysh urgjencën e projektit, është e nevojshme të merren parasysh burimet më të përshtatshme të financimit përmes buxhetit kombëtar, buxheteve komunale dhe fondeve të planifikuara për zbatimin e projekteve rajonale dhe zhvillimin e balancuar rajonal, si dhe të merren parasysh opsionet e financimit nga donatorë ndërkombëtarë me theks të veçantë nga fondet IPA.

Në këtë takim, ata diskutuan edhe për aktivitete dhe nisma të tjera të ndërmarra nga komuna e Gjorçe Petrovit për mbrojtjen e mjedisit, si dhe për mënyrat e mundshme të realizimit të tyre.