OSMANI NGA BERLINI:PËR NJË JAVË BUNDESTAGU DO TË JEPË DRITË JESHILE PËR FILLIMIN E NEGOCIATAVE ME MAQEDONINË E VERIUT

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në kuadër të vizitës së pune në Republikën Federale të Gjermanisë realizoi takim me Ministrin gjerman për Europë dhe përfaqësues i RFG ,Majkël Rot.
„Vijë vetëm një javë para seancës së Bundestagut ku do të hapen pika për mbështetjen e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të përcjell faleminderimet e Qeverisë për përpjekjet e juaja altruiste t’i siguroni vendit tim dritë jeshile për fillimin e negociatave“, theksoi Osmani në takim,duke shprehur më pas edhe faliminderimet e tij personale deri te Ministri Rot, për mardhëniet e tij miqësore dhe kontributin e tij personal në suksesin e integrimeve evropiane në vend.
Osmani referoi para Ministrit edhe për aktualitet e fundit në vend, duke shprehur më pas bindje deri te z-Rot, për këmbëngulje dhe përkushtim të Qeverisë për largimin e të gjitha vërejtjeve formale dhe jo formale të cilat mundë të paraqesin sfidë për vednimin në tetor. „Realizuam progres në të gjitha sfidat e theksuara nga ana e Këshillit Evropian, dhe në vazhdimësi realizojmë ‘trek-rekord’, implementim të suksesshëm të reformave të miratuara“ theksoi Osmani.
Osmani mori konfirmim nga Ministri Rot që Qeveria Gjermane në tërësi i mbështet integrimet evropiane të vendit, dhe se fortë do të qëndroj gjatë seancës së Bundestagut në mbrojtje të pozitave të Qeverisë për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut në tetor.
Nga Berlini, Osmani direkt udhëton për Varshavë, ku do të realizoj takime me Sekretarin Shtetëror për Çështje Evropiane në Ministrinë për Punë të Jashtme të Polonisë,Konrad Shimanski, ku do të takohet edhe me Ministrin për Punë të Jashtme në Republikën e Polonisë,Jacek Çupotaviç.
Vizitat në Berlin dhe Varshavë paraqesin pjesë nga turnea Evropiane e Zëvendëskryeministrit Osmani, për vizitë në metropolet evropiane, në pritje të mbledhjeve të tetorit në Këshillin e BE-së.

Marketing