Grupet e punës mes pushteti dhe opozitës mbi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike rikthehen të shtunën. Pas negociatave jo zyrtare për çështje teknike, në fundjavë synohet tejkalimi i dallimeve thelbësore. Pushteti do të tentojë të arrijë konsensus për ndarjen e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion në dy organe të veçanta, ndërsa opozita do të tentojë të imponojë modalitetet e propozuara për zgjedhjen e shefit të organit për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit. Megjithatë opozita para konsensusit kërkon që Kuvendi të miratojë themelimin e Komisionit anketues për shqyrtimin e punës së Prokurorisë Speciale Publike.
LSDM-ja tenton me çdo kusht që këto negociata të dështojnë dhe manovrojnë me rastin “Reket” me qëllim që të shpëtojnë veten e tyre. Neve kemi një çështje më me rëndësi dhe ajo është Komisioni anketues për një pjesë të punës së PSP-së. Mendoj se për momentin kjo është më me rëndësi sepse referuar vendimit të Këshillit të Prokurorëve Publik për shkarkimin e Katica Janevës nga PSP-ja për punë jo ligjore, jo profesionale dhe të pandërgjegjshme, hap mundësinë që neve si deputet të kemi qasje në atë raport që u shqyrtua në Kuvend – tha Nikolla Micevski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.
Pushteti nuk pranon që Villma Ruskovska të largohet nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion. LSDM-ja pretendon zgjidhje ligjore për lëndët e Speciales në procedurë gjyqësorë, procedurat para-hetimore dhe hetimore.