Zaev-Bengtson: Mbështetje nga Suedia për proceset reformuese në shtetin tonë

Mbretëria suedeze është mik i madh dhe i sinqertë i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe miqësia vazhdon të zhvillohet përmes bashkëpunimit të ndërsjellë të dy shteteve. Këtë në takimin e sotëm e konstatuan kryeministri Zoran Zaev dhe ambasadorja e re suedeze Kristin Forshgren Brngtson.

Marketing

Në takim, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, u konstatua se Suedia fuqishëm i mbështet perspektivat e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, që pritet të vazhdojnë me vendim pozitiv nga Këshilli i BE-së në tetor dhe marrje të datës për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian.

Në takim, siç theksohet, është theksuar transformim i dukshëm i shtetit dhe zhvillimit tonë, si në pikëpamje të demokracisë dhe reformave në planin vendor, ashtu edhe në planin ndërkombëtar, që rezulton me procese të hapura integruese.

Kryeministri Zaev u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore dhe theksoi se Mbretëria e Suedisë është partner i rëndësishëm i shtetit tonë në të gjitha proceset kyçe dhe shembull i shtetit ndaj të cilës synon të jetë edhe Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Punojmë në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve, transparencës dhe përgjegjësisë së tyre. Veçanërisht jemi të fokusuar në pavarësinë e gjyqësisë. Shpresojmë se përmes politikave të dialogut dhe konsensusit me opozitën, me të cilat i kemi bërë reformat e nevojshme, do të gjejmë zgjidhje edhe për Ligjin për prokurorinë publike, pasi që qytetarët presin sjellje të përgjegjshme. Përfitimet nga reformat, nga ndërtimi i një shoqërie për të gjithë, nga mbyllja e çështjeve bilaterale me fqinjët, nga rrumbullaksimi i pritur i integrimeve në NATO dhe marrja e datës për fillimin e negociatave me BE-në janë parashikim i ekonomisë dhe zhvillimit ekonomik. Rezultatet e para tani më i kemi me rritjen e të gjitha parametrave në ekonomi, rritjen e BPV-së, rritjen e pagave, investime të reja, ulje të papunësisë. Shteti ynë beson në vlerat evropiane për qytetarët, siç beson edhe Suedia”, ka thënë Zaev.

Në takim, veçanërisht janë theksuar rëndësia e qeverisjes së të drejtës dhe demokracisë, solidariteti dhe përgjegjësia, përkushtimi i mjedisit jetësor, ekonoMEDIAL, përfshirja e shoqëria civile dhe të rinjve.