Ish-prokurori Elez Blakaj ka thënë se në asnjë mënyrë nuk dëshiron të bëhet pjesë e fushatës parazgjedhore.
Ai ka konfirmuar se nuk ka pasur dhe nuk ka synime që t’i bashkohet ndonjë subjekti politik.
“Në Kosovë kemi një realitet te çuditshëm! Po t’i dëgjosh partitë politike kur flasin për rend dhe ligj dhe kundër korrupsionit, të mbushet mendja se qytetari i ka fajet, sepse partitë politike për vetveten secila mbetët e pastër, madje e citojnë vetveten edhe si shembull”.
“Krejt çfarë duhet bërë partitë politike sot për drejtësinë, është që të mos vazhdojnë ta bëjnë të njëjtën gjë siç e kanë bërë deri me sot dhe te tregojnë vullnet politike për pastrim (VETING) nga ekspert te pavarur ndërkombëtarë, në mënyrë qe ata/ato i cili nuk e kalojnë vetingun të mos thirren persekutim”.