Duke i konfirmuar orvatjet e sinqerta për aktivitetet e përbashkëta, dje drejtori i NP “Parqe dhe gjelbërime” – Shkup, z. Ardijan Muça, dhe Shoqata për ofrimin e ndihmës së fëmijëve me nevoja të posaçme “DUA YLBERIN” – Shkup, nënshkruan Memorandumin për bashkëpunim.
Qëllimi i bashkëpunimit është inkuadrimi aktiv i fëmijëve me nevoja të posaçme në jetën e përditshme dhe rregullimi i mënyrës së bashkëpunimit për aktivitetet e përbashkëta nga fusha e hortikulturës, mirëmbajtjes së mjedisit jetësorë, ndërtimit të parqeve dhe shesheve për lojë dhe argëtim që u dedikohen fëmijëve me nevoja të posaçme, duke siguruar donacione nga donatorë të vendit dhe nga donatorët ndërkombëtarë.
Do të vazhdojmë me projektet me të cilët fëmijët do të kontribuojnë për mbrojtjen e mjedisit jetësorë.
“ I mbani mend këta engjuj?? Unë nuk i kam harruar asnjëher andaj dhe sot jam shumë i lumtur që arritëm të nënshkruajm Memorandum bashkpunimi me Shoqatën për ndihmë të fëmijeve me nevoja të posaçme Dua ylberin. Në këtë mënyrë do jemi një hap më afër këtyre fëmijeve për t’iu ndihmuar që të inkuadrohen në shoqëri dhe të pranohen ashtu siç janë. ♂ “, ka shkruar në facebook drejtori i NP “Parqe dhe gjelbërime” – Shkup, z. Ardijan Muça.