Luljeta Ademi, gruaja e parë me invaliditet në majën më të lartë të Sllovenisë- Trigllav

Luljeta ka kohë që po zhvillon fushatën “See the Ability not the Disability” – Hiking with a Disability, duke ngjitur maja malesh në vend dhe më gjerë. Por me aktivitetin e saj të fundit ajo bëhet gruaja e parë me invaliditet dhe me patericë që ka ngjitur Trigllavin!

Marketing

Me gjithë pengesat fizike,vullneti i hekurt i saj, tejkalon kufijtë. Më 15 shtator 2019 Luljeta Ademi ka pushtuar Majën më të lartë Sllovenisë Trigllavin 2864 m ( Juliske Alpe) Sfidë e jashtëzakonshme dhe e rrezikshme edhe për alpinistët me shëndet të plotë, kurse për Luljetën kjo ka qenë akoma më sfiduese. 17 orë ngjitje, zbritje, kacavjerrje dhe teknika të veçanta “Via Ferata”, por gjithsesi me vullnetin e hekurt dhe dëshirën e paskajshme ajo ka arritur objektivin. Shoqëria e njeh si njeriu më inspirues që rrezaton buzëqeshjen dhe pozitivizmin kudo madje edhe kur “shëndeti e tradhton”.

Në parapërgatitjet që kërkojnë vetëdisiplinë dhe përkushtim të madh, Luljeta ka ngjitur disa maja të Bjeshkëve të Nemuna në Shqipëri me ndihmën e jashtëzakonshme të guidës nga Valbona. Nor Hysaj. Në këtë ekspeditë ajo u shoqërua nga guida Mishko Taneski, dhe u përkrah financiarisht nga Komuna e Gostivarit, Bioplant – sokovi od 100% organsko ovosje i goji sadnici dhe Fondacioni Albana Zvicër.