YouTube po shpërndan video të rreme për shërimin e kancerit

Në rrjetin më të përdorur për video në internet, YouTube kanë filluar të shpërndahen video të rreme për shërimin e kancerit.

Marketing

Në bazë të një kërkimi nga media britanike BBC, janë gjetur më shumë se 80 video të cilat përmbajnë dezinformata shëndetësore. Dhjetë nga videot e gjetura kishin më shumë se një milion shikime.

“Kurat” e paprovuara, shpesh përfshinin konsumimin e substancave specifike, si shafrani i Indisë ose sode buke.
Dietat ose agjërimi ekstrem ishin gjithashtu disa sugjerime të zakonshme. Asnjë nga të ashtuquajturat kurat e ofruara nuk është vërtetuar klinikisht për të trajtuar kancerin.