Mustafi i hapur për t’u larguar nga Arsenali

Mustafi do të mirëpriste oferta nga Gjermania.
Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, e ka pranuar se situata nuk është aspak e mirë në Londër dhe se mund të largohet nga “Topçinjtë” në një të ardhme të afërt.
Atij i është treguar dera tashmë nga Unai Emery.
Duke folur për Sport Bild, Mustafi u pyet për mundësinë e rikthimit në Gjermani.

Marketing

“Do të bëj gjithmonë çfarëdo që më përshtatet mua dhe familjes. Kam grua dhe dy fëmijë, kështu që duhet të pajtohen edhe ata”, tha Mustafi.

“Nëse klubet e Gjermanisë tregojnë interesim dhe më përshtaten mua, jam i hapur për këtë (për t’u rikthyer në Bundesliga)”.

Mustafi është pjesë e Arsenalit që nga viti 2016. Ai ka bërë 115 paraqitje me “Topçinjtë” dhe ka realizuar 8 gola.