Ministri i Arsimit dhe i Shkencës, Arbër Ademi dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, sot morën pjesën në mbledhjen e punës me donatorët ndërkombëtar për sektorin arsim, punësim dhe politikë sociale.
Ministri Ademi, duke shprehur falënderim për të pranishmit nga Komuniteti i Donatorëve dhe Delegacionit të BE-së theksoi se mbledhja koordinuese është e rëndësishme në përmbushjen e synimeve dhe qëllimeve strategjike të politikave nacionale në integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.
“Është me rëndësi që të vazhdojmë dhe përforcojmë procesin participues dhe koordinimin e aktiviteteve në kuadër të Arsimit profesional dhe trajnimit dhe zbatimin dhe ndjekjen e politikave sektoriale, me fokus realizimin e rezultateve, e që ka për qëllim sigurimin e efektit afatgjatë dhe reformat e harmonizuara në sektor”, theksoi Ademi.
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, theksoi ministri, periudhën e kaluar ka punuar në sjelljen e politikave të mira dhe të dobishme duke zbatuar analizë të gjithëpërfshirëse nga OECD, për të cilën tashmë kemi edhe raport, por edhe indikator të qartë se në çfarë drejtimit do të lëvizin reformat.
“Por, gjatë kësaj, janë miratuar edhe shumë ligje të rëndësishme, si: Ligji për arsimin e lartë, Ligji për arsimin fillor dhe Ligji për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesionale në arsimin fillor dhe të mesëm, ndërsa jemi në fazë të krijimit të grupit të punës që do të fillojë me pakon e ligjeve në pjesën e arsimit të mesëm dhe të arsimit të mesëm profesional“, ka potencuar ministri Ademi para të pranishmëve.
“Gjatë periudhës së kaluar Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka punuar në shumë procese dhe reforma, ndërsa një pjesë e tyre janë përfunduar e një pjesë tjetër janë duke u zbatuar. Me reformën sociale punojmë në uljen e varfërisë së fëmijëve. Procesi i deinstitucionalizimit është duke u zbatuar me sukses. Deri më tani numri i fëmijëve në institucione është ulur për 75%, kurse deri në fund të vitit presim që të mos ketë fëmijë nëpër institucione.
Është hapur programi me Bankën Botërore për zhvillimin e shërbimeve sociale në nivel lokal. Me sukses zbatohet reforma për stabilizimin e fondit pensional. Punojmë në kualifikimin e të rinjve për të cilën gjë janë paraparë masa aktive në Planin operativ. Këto janë vetëm një pjesë e proceseve dhe reformave të MPPS-së”, theksoi Carovska.