Zvicra prezanton teknologjinë 5G, qytetarët e pakënaqur

Disa mijëra njerëz protestuan në Bernë kundër vendosjes së rrjetit mobil të gjeneratës së pestë në vend 5G.

Marketing

“Boycott 5G” dhe “Gjithmonë më i shpejtë, më shumë, më tej në dëm të njeriut dhe mjedisit”, “Stop 5G”, ishin banderolat e protestuesve para parlamentit zviceran, duke e quajtur teknologjinë 5G të dëmshme për shëndetin .

“Mbledhja e kaq shumë njerëzve sot është një shenjë e fortë kundër prezantimit të pakontrolluar të 5G,” tha Tamlin Schiller, bashkë-president i Frekuencie, një shoqatë që organizoi tubimin.

Pas Koresë së Jugut, Zvicra është një nga vendet e para në botë që prezanton shërbimet e 5G, një infrastrukturë e lëvizshme që është në qendër të konfliktit teknologjik midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Kundërshtarët e 5G në Zvicër kanë frikë nga teknologjia e rrezatimit elektromagnetik dhe disa kantone kanë bërë peticione për të ngrirë ndërtimin e antenave në emër të parimeve paraprake, të tilla si në Gjenevë, Vaud, Friburg dhe Neuchatel.

Federata e Mjekëve ka kërkuar kujdes dhe shpjegon “se derisa të vërtetohet shkencërisht se rritja e kufijve të rrezatimit aktual nuk ka asnjë efekt në shëndet, ajo nuk duhet të rritet”.

Kundërshtarët janë duke u përpjekur të fillojnë një iniciativë për referendumin për këtë temë, e cila do të kërkojë 100.000 nënshkrime në 18 muaj.