Ceremonia e madhe e FIFA-s e mbajtur në Milano kishte vëmendjen më të madhe tek çmimi për lojtarin më të mirë të vitit.
Tre finalistët e kësaj gare ishin Virgil Van Dijk i Liverpool, Lionel Messi i Barcelonës dhe Cristiano Ronaldo i Juventus, raporton lajmi.net.
Ronaldo nuk mund të udhëtonte në ‘qytetin e modës’, pasi po vuan nga një dëmtim, por lojtari nuk humbi shumë, pasi nuk pati çmim për të.
Çmimi për lojtarin më të mirë të vitit nga FIFA i takoi ylli të Barcelonës, Lionel Messi, i cili shkëlqeu në Ligën e Kampionëve dhe dominoi absolutisht La Ligan.