Elita me motrën mund të udhëtojnë me një dokument

Moderatorja kosovare Elita Rudi po vazhdon të pëlqehet akoma nga publiku pavarësisht pauzës së gjatë nga bota e televizionit.

Marketing

Siç duket publikut nuk iu shua etja për të parë atë vetëm në televizion, por e përcjellin kudo në rrjetet sociale, shkruan “Kosovarja”.
Mangut nuk ia lë as motra e saj Natyra, e cila po ashtu është një zeshkane e bukur dhe plot sharm.

Motrat Rudi janë shumë të ngjashme me njëra tjetrën, saqë dikush u tha se duken si binjake, e dikush tjetër se motrat mund të udhëtojnë me një dokument udhëtimi.

Duke shikuar këtë imazhe që ka sjellë sot Elita, nuk mund të themi se komentuesit nuk kanë të drejtë.

Por, cili është komenti juaj për motrat Rudi?./Kosovarja/