Ish gazetarja Aleksandra Spasevska në korrik u bë këshilltare speciale e ministrit të Ekonomisë, kurse para një jave mori edhe një funksion shtetëror. Me propozim të ministrit Kreshnik Bekteshi, Qeveria e zgjodhi anëtare të këshillit Drejtues në Agjencinë për Energjetikë, shkruan IRL.mk.
Spasevska është gazetare e diplomuar me 12 vite përvojë në profesionin e saj. Ajo tani përveç PR-it të ministrit, do të duhet të merr vendime për zbatimin e politikave energjetike të Qeverisë.
Spasevska nuk ka dashur të komentojë për dy funksionet e saj. Ministri Bekteshi për IRL shkurt u përgjigj: Në këshillin Drejtues duhej të emërohej një person nga të punësuarit në ministrinë e Ekonomisë, kurse unë e propozova Spasevkën”.
Tekstin e plotë mund të lexoni në këtë LINK.