Ligji për Prokurrorinë Publike, partitë me raund të ri akuzash

Dy subjektet që negociojnë mbi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike akuzojnë njëra-tjetrën për zvarritjen e negociatave. LSDM-ja akuzon VMRO-DPMNE-në se me qasjen e saj nuk dëshiron shtet të së drejtës.

Marketing

Interesi i vetëm i VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoskit është që të mos ketë drejtësi. Të shpëtojnë nga përgjegjësia penale kriminelët dhe të fortit nga radhët e partisë opozitare. Tentativa e tyre për shkatërrimin e lëndëve të PSP-së nuk kishte sukses, prandaj nervozizmi në pallatin e bardhë sa shkon e rritet – tha Kosta Kostadinov, Zëdhënës i LSDM-së.

VMRO-ja akuzon socialdemokratët si fajtorë për mungesën e kompromisit. Sipas tyre, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska ka ndryshuar tekstin e ligjit për të cilin është negociuar.

Për ne është e papranueshme që në negociatat për një ligj kaq serioz të vihet me qasje jo serioze të një ministre e cila sjell propozim tërësisht të ndryshëm nga ai që ndodhet në Kuvend. Neve lëmë mundësi dhe hapësirë derisa janë të pastër në qëllimet e tyre, të bisedohet për propozimin i cili është diskutuar në takim liderësh dhe në grupet e punës – theksoi Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Derisa grupet e punës presin sinjalin e liderëve për t’i vazhduar takimet, liderët nga ana tjetër kanë deklaruar se marrëveshja mes tyre buron nga grupet e punës.