“Reketi”Zoran Milevski Kiçeec qelinë e Shutkës e zëvendëson me arrest shtëpiak!

I dyshuari i dytë në rastin “Reketi ” Zoran Milevski – Kiçeec, lëshohet në arrest shtëpiak, pasi gjykatësi i procedurës paraprake, pas mendimit pozitiv e ka pranuar propozimin e mbrojtjes.
“Gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Penale Shkup, duke vepruar me propozim të avokatëve të Z.M, në lëndën e njohur si ‘Haraçi’, për shfuqizimin e masës së paraburgimit, të njëjtën e ka dorëzuar për mendim tek prokurori publik kompetent”.
“Sot pas mendimit poztitiv nga prokurori, që propozimi i mbrojtjes të pranohet, gjykatësi i procedurës paraprake në pajtim me ligjet, ka sjellur vendim me të cilin masën e paraburgimit e zëvendëson me atë të arrestit shtëpiak”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Penale.
Ata shtojnë se duke pasur parasysh se ankesat nuk shtyjnë zbatimin, vendimi është dërguar tek palët.
Ndryshe, Zoran Milevski është i dyshuari i dytë në rastin “Haraçi”, pas Bojan Jovanovskit i njohur si “Boki 13”. Ndërsa e dyshuara e tretë është ish-kryeprokurorja speciale Katica Janeva.

Marketing